Ricky Martin dhe bashkëshorti Jwan Yosef bëhen prindër për herë të 4-t

Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij, Jwan Yosef, mirëpritën fëmijën e tyre të katërt.

Në gusht, ata ndanë foton e parë të vajzës së tyre Lucia, e cila lindi dhjetorin e kaluar.

Martin hyri në Instagram të martën për të publikuar një foto tjetër, këtë herë duke treguar një djalin e tyre të porsalindur Renn.

Fotografia e adhurueshme e familjes tregon Martin duke mbajtur foshnjën, me partnerin në krahë, të dy të buzëqeshur.

Këngëtari tregoi edhe emrin e vogëlushit: “Djali jonë Renn Martin-Yosef ka ardhur në jetë”.

Në vitin 2008 Ricky u bë baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të cilët erdhën në jetë përmes një nëne mbartëse, njësoj si vajza e tyre Lucia dhe djali Renn.

Share With:
Translate »
788 Views