Rifillimi i shkollave në shtator, sa të sigurt janë fëmijët? Pediatrit të shqetësuar ngrejnë alarm

Rikthimi i fëmijëve në shkollë në shtator i ka shqetësuar pediatërit francezë. Ata nuk janë dakort pasi e gjithë bota po përballet me një rritje të numrit të rasteve të së infektuarëve me koronavirus.

“Ne jemi të shqetësuar për organizimin e fillimit të vitit të ri shkollor pasi nuk jemi të sigurtë se sa të mbrojtur do të jenë fëmijët”-  u shprehën pediatërit në një letër të hapur.

Rritja e rasteve e bën situatën tepër të ndërlikuar dhe kërkon një kujdes më të madh.

Muajin e kaluar, udhëzimet e ministrisë iu dërguan të gjitha shkollave duke thënë se distancimi social nuk do të kishte më nevojë të aplikohej në ambientet e jashtme.

Edhe pse fëmijët  duket se janë më pak të prekur nga virusi, ende nuk është e qartë se sa ngjitëse mund të jetë nëse janë të infektuar, por janë asimptomatikë, thonë ekspertët mjekësorë.

Gjithashtu ata i bëjnë dhe një thirje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin, në mënyrë që të ulin presionin në sistemin shëndetësor gjatë sezonit të dimrit.

Share With:
Translate »
540 Views