Rihana shpërthen ndaj paparacëve që i bëjnë foto djalit të saj

Rihana ka shpjeguar pse bëhet shumë mbrojtesë për djalin e saj dhe të A$AP Rocky-t, veçanërisht kur bëhet fjalë për paparacët.

Këngëtarja tregoi se paparacët i ndërprenë setin fotografik të saj familjar në plazh për British Vogue, teksa shtoi se ajo dëshiron ta prezantojë djalin e saj sipas kushteve të saj.

“Nuk keni të drejtë të postoni ose shisni fotot e djalit tim, një minoren. Thjesht largohuni”, thotë këngëtarja.

Pas kësaj ndodhie Rihana thotë se vendosi të rimarrë kontrollin dhe t’i bashkohet TikTok për të ndarë një video të djalit të saj në makinë.

Share With:
Translate »
128 Views