Rihanna është shtatzënë me miliarderin dhe po përdor këtë truk për ta fshehur
Prej disa ditësh po përflitet se Rihanna është në pritje të ëmbël dhe ajo e i dashuri i saj miliarderi Hassan Jameel do bëhen prindër për herë të parë.
Shkak për këto thashetheme janë bërë disa veprime të këngëtares. Ajo u shfaq me një fustan të zi dhe barkun e fryrë në shfaqjen “Essence Diamond Ball” dhe madje gjatë një interviste deklaroi: “Unë jam një grua së cilës i dha jetë një grua, së cilës i ka dhënë jetë një grua dhe unë do i jap jetë një vajze”.
Tani fansat janë të sigurt se Rihanna është shtatzënë pasi ajo po përdor një truk për të mbuluar barkun.
Në fotot e fundit të postuara në Instagram këngëtarja mban një çantë para që të mos e tregojë barkun, truk të cilin vajzat e showbizit e përdorin shpesh kur duan të fshehin lajmin e bukur.