Rihanna ndan vidon e ëmbël me djalin e saj: Ka zbuluar se vëllai i tij do të shkojë në Oscar pa të

Me rikthimin e saj në këngë pas disa vitesh, Rihanna duket se gradualisht po i rikthehet edhe rrjeteve sociale.

Ylli i popit ka postuar gjithnjë e më shpesh në Instagram, ndërsa mbrëmjen e së dielës, më 5 shkurt, ka ndarë një foto të rrallë me djalin e saj.

Në foton e parë të postimit të saj, këngëtarja 35-vjeçare ka kapur foshnjën teksa ka bërë një shprehje të çuditshme.

Mbi foton ajo ka shkruar mbishkrimin: “Djali im kur mësoi se vëllai i tij shkon në Oscar pa të”, duke bërë shaka për fëmijën e dytë që do të sjellë në jetë pas disa muajsh.

 

 

Në të njëjtin publikim, ajo ka postuar edhe një video, ku djali i saj luan, duke parë në laptop shpalljen e nominimeve për çmimet Oscar të këtij viti.

Rihanna-s është nominuar për një Oscar për këngën më të mirë origjinale për këngën “Lift Me Up”, të cilën e dëgjuam në “Black Panther: Wakanda Forever”. Këngëtarja zbuloi në shkurt se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet të dielën, më 12 mars.

Share With:
Translate »
135 Views