Rihanna shtatzënë sërish dhe lajmin e dha në Superbowl
Rihanna është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Ylli 34-vjeçaru shfaq në skenën e “Super Bowl halftime” e veshur nga koka te këmbët me një jumpsuit të ngushtë dhe të kuq duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Ajo është gruaja e parë shtatzënë që performon në një shfaqjen të tillë.
Fituesja e Grammy-t dhe i dashuri i saj, reperi A$AP Rocky, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në maj 2022.