Rikrijon fotot e vëllait model me të birin, i vogli merr të gjithë vëmendjen
Nëqoftëse vëllai apo motra juaj organizon një projekt i cili arrin sukses, padiskutim ti ndihesh krenar për këtë. Një situatë e tillë i ka ndodhur modelit Aristotle Polites, motra e të cili jo vetëm që është shumë e lumtur për famën e të vëllait por ka rikrijuar të gjitha fotot e tij dhe si model ka zgjedhur djalin e saj, Augie pak muajsh.
Me vetëm këto foto të bebit ajo ka arritur të marrë edhe 57 mijë ndjekës më shumë në llogarinë e saj dhe adhuruesi më i madh i fotove të vogëlushit është pikërisht, daja i tij, modeli Polites. Gjithçka nisur nga momenti kur gruaja kuptoi se djali i tij dhe vëllai kishin të njëjtën bluzë. Shihni në vijim rikrijimet.
