Rikthehet ‘Në Kurthin e Piter Pan’, të ftuarat e para janë nënat më reja të show bizz-it shqiptar

Sot nis sezonin e ri programi më i dashur për të gjitha moshat, Në Kurthin e Piter Pan.

Të paparashikueshëm, unikë, gazetarët më të vegjël në qarkullim, sot do të njiheni me skuadrën e re të fëmijëve që do të sjellin harmoni në shtëpitë tuaja përmes ekranit.

Ky program sjellë në vëmendje, personazhe publikë, të afërt dhe të largët me televizionin, që ndajnë me të gjithë eksperienca dhe vlera nga jeta e tyre.

2 të ftuarat e para që do të bien në ‘Kurthin e Piter Pan’, janë dy emra shumë të dashur për publikun:

Tunathe queen of pop në vend, këngët e së cilës i rezistojnë gjithnjë kohës dhe kanë mbetur hit, me siguri do të ndajë me ne sot detaje nga ‘Tuna si mami’.

Aurela Hoxha, një supermodele shqiptare, që ka prekur suksese ndërkombëtare, së fundmi është bërë nënë për herë të dytë dhe mezi presim të dëgjojmë ndjesitë e saj të reja!

Share With:
Translate »
78 Views