Rikthehet pas 25 vitesh në festival, Elsa Lila këndon këngën kushtuar së bijës
Kishte kohë që i kishte munguar skenës në përgjithësi dhe sidomos Festivalit të Këngës. Kishin kaluar 25 vite derisa sonte pamë Elsa Lilën të ngjitej sërish në skenën e festivalit të fundvitit në RTSH.
“Evita” titullohej kënga e cila i dedikohej të bijës. “Më mungon që tani” ishte një varg i fabulës që nënkupton se Elsa si çdo prind i druhet rritjes së fëmijës.
Kujtojmë se vitin e shkuar, këngëtarja kaloi një periudhë të vështirë me drejtësinë italiane. Megjithatë rikthimi në festival do t’i japë më shumë shpresë për të ardhmen. /Kids’ Time