Rinis mësimi normal në shkolla, prindërit: Jemi shumë të kënaqur

Këtë javë në të gjithë shkollat e vendit mësimi do të vijojë normalisht. Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, në të gjitha shkollat mësimi do të vijojë normalisht dhe një orë mësimore do të jetë 45 minuta.

Prindërit e fëmijëve në shkollën “1 Maji” në kryeqytet tregojnë se janë shumë të kënaqur me këtë vendim, pasi siç shprehen ata javën e kaluar mësimi u bë me katër turne.

Më mirë ky orari, për fëmijët dhe për ne. Nuk kishte kush t’i ndiqte dhe tani mund t’i sjellim vetë ne shkollë. U kam dy vajza në shkollë”, tha një prind.

Ne fëmijën tonë i kemi në klasë të gjashtë, është me një turn dhe është një zgjidhje shumë e mirë dhe për fëmijët. Me gjithë përpjekjet e mësuesve çfarë mund të merrnin fëmijët me 30 minuta mësim? Unë jam shumë e kënaqur tani, faleminderit kush e mori këtë vendim.” u shpreh një tjetër prind.

Ndërkohë edhe pse mësimi do të vijojë normalisht, autoritetet kanë bërë thirrje që të zbatohen masat anti-Covid për të parandaluar infektimet e mundshme.

Vendimi i ministrisë për rikthimin e mësimit normal erdhi pas protestës së prindërve, të cilët u organizuar dhe mblodhën mijëra firma ku kundërshtonin oraret e shkurtuara dhe mësimin me turne./

Share With:
Translate »
208 Views