Rinisin aventurat e Kevin, “Home Alone” do të ribëhet

Në kohën e ribërjes, risjelljes dhe projekteve vazhduese të filmave të njohur asnjë s’i kishte vënë duart te një ndër fenomenet e viteve ’90. Tani i erdhi koha edhe “Home Alone”.

Sipas CEO-s së “Disney”, Bob Iger, Kevin McCallister dhe familja e tij janë gati të zbarkojnë në “Disney+”.

Iger tha se është momenti për të sjellë pranë gjeneratave të reja disa prodhime që vite më parë kanë argëtuar fëmijët dhe prindërit e tyre.

Por, nuk do të jetë i vetëm. Ribërje për “Disney+” do të ketë edhe për “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”.

Share With:
Translate »
512 Views