Rita Ora dhe e motra vijnë në Tiranë, vizitojnë vendin e preferuar
Rita Ora do të performojë ditën e nesërme në koncertin që do të zhvillohet në Sheshin Skenderbej.
Një ditë para koncertit Rita dhe e motra, Elena Ora kanë mbërritur në Tiranë.
Elena Ora ka postuar disa foto në InstaStory, ku tregon se kanë mbërritur në kryeqytet dhe i janë drejtuar vendit të tyre të preferuar.
Pastiçeria. Me siguri vajzat do të duan të provojnë disa ëmbëlsira tradicionale.
Ndërsa në foton e Ritës ka shkruar: “Kush është gati për koncertin në Shqipëri të dielën?! Shihemi atje”.


