Ritvan Zykaj mbërrin në gjykatë, të afërmit e viktimave kërkojnë kokën e tij
Ka mbërritur në gjykatën e Vlorës 24-vjeçari Ritvan Zykaj, i riu që masakroi tetë persona nga fisi i tij, duke shuar dy familje. Gjatë futjes së tij në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie është dëgjuar thirrja: I pashpirt. Janë të shumtë të afërmit e viktimave që janë në dyert e gjykatës dhe me pankarta në dorë kërkojnë që Ritvan Zykaj të marrë dënim më ekstrem, ata kërkojnë kokën e tij.
