Rival në politikë, por dy ish-ministrat bëhen krushq, pamjet nga dasma

Dy ish-ministrat, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto, edhe pse kundërshtarë në politikë, tashmë janë bërë krushq me njëri tjetrin. Franko, djali i Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos janë martuar së fundmi.

Ceremoninë e dasmës e kanë zhvilluar buzë detit dhe Haxhinasto ka shoqëruar të bijën drejt altarit.

Dy ish-ministrat e LSI-së në kabinetin “Rama 1” kanë forcuar krushqinë, pas kurorëzimit në martesë të fëmijëve të tyre të fejuar prej 6 vitesh.

Sa i përket politikës, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku dhe u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.

Share With:
Translate »
201 Views