Robert Aliaj flet për lojën e të birit në BBV: Kristit i është bërë presion psikologjik!
Robert Aliaj ka marrë një vëmendje të madhe së fundmi pasi ka komentuar eksperiencën e të birit të tij në BBV Albania në “Shqipëria Live”.
Ai ka folur për Kristin duke theksuar se atij i është bërë një presion psikologjik nga vajzat e spektaklit. Sipas tij, Kristi është ngacmuar brenda shtëpisë së famshme.
Jo vetëm kaq por ai theksoi se djali i tij është përballur edhe me një situatë të vështirë.
Roberti tha se “Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik”.
“Është e qartë, e kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Unë marr shumë përgjigje nga Kristi. Unë ndihmohem nga djali im. Të flas siç e analizoj unë situatën, jo si prind. Kristi është vënë në situatë të vështirë. Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje.”- tha ndër të tjera Roberti.