Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse publikuan për herë të parë foton e foshnjës së tyre

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë bërë prindër për herë të parë në mars, por e mbajtën të fshehtë ardhjen në jetë të fëmijës për disa javë. Sot, më 5 prill, Waterhouse ndau foton e parë. Ata ende nuk e kanë zbuluar emrin apo gjininë e fëmijës, por fotografia çoç zbulon disa detaje.

‘Mirë se erdhe, engjëll’ – shkroi Waterhouse poshtë fotos së postuar. Sigurisht, shumë nëna të reja i referohen foshnjave të tyre si engjëj, por meqenëse Waterhouse dhe Pattinson nuk e kanë zbuluar ende emrin e fëmijës së tyre, mbishkrimi mund të jetë gjithashtu një e dhënë se fëmija i tyre mund të quhet ‘Angel’.

Gjithashtu, mund të aludojmë për gjininë, ndonëse Waterhouse ia kishte mbuluar fytyrën, batanija e mbështjellë rreth të porsalindurit ishte zbukuruar me zemra blu. Vallë, do të thotë se ka një z.Pattinson të ri në botë?

Duke gjykuar nga mënyra se si Pattinson dhe Waterhouse e kanë trajtuar romancën e tyre, duket paksa e pamundur që fansat të dinë ndonjë detaj më shumë për fëmijën e tyre.

Në gjashtë vitet e tyre së bashku, çifti e ka mbajtur jetën e tyre të dashurisë jashtëzakonisht private, duke folur rrallë për njëri-tjetrin në intervista. Madje, nuk kanë dalë publikisht së bashku deri vetëm disa vjet më parë.

Pattinson dhe Waterhouse thuhet se u fejuan në dhjetor 2023. Ata nuk kanë zbuluar ende datën e martesës.

Share With:
Translate »
54 Views