Roli i gjyshërve, mjekja: Të ndihmojmë fëmijët tanë që të bëhen prindër më të mirë se ne, pa hyrë në mes
Secili nga ne që ka patur fatin që gjatë etapave të rritjes ta shoqërojnë gjyshërit qofshin këta nga mami apo nga babi e konsideron një bekim. Megjithatë në vijëmsi ka një debat nëse fëmijët duhet të rriten nën kujdesin e gjyshërve, një dadoje apo në kopësht.
Pediatria e njohur, Lira Gjika në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTv ORa thotë se roli kryesor i gjyshërve është të ndihmojnë fëmiëjt e tyre që të bëhen prindër më të mirë se ata vetë, por pa hyrë ndërmjet atyre dhe fëmijëve.
“Ti ndihmojmë fëmijët tanë që të bëhen prindër më të mirë se ne. Të mos përsëritën ato që ne i kemi bërë atyre. Në kohën tonë të mësonin të ushqeje me zor fëmijën, gjëja më e keqe që mund ti bëjmë një fëmije. Atëhere edhe specialistët thonin që godite, futi një pëllëmbë se nuk vdes. E vërtetë është nuk vdes, por i rrituri vdes, modeli i të rriturit vdes. Këto gjëra ne i kemi bërë, janë gjëra të këqija. Ne përpiqemi që të mos përsëriten këto gjëra dhe kjo është vlera e gjyses. Nga pengjet e veta përpiqet të mësojë fëmijët e saj dhe nuset”- thotë ajo.
Sipas Gjikës për shkak edhe të ngarkesës së përditshme gjyshët janë më të qeta dhe më të përgjegjshme lidhur me përkujdesjen e fëmijëve.
“Nënat duke qenë më të ngarkuara. Ne jemi shumë më të qeta, jo vetëm për shkak të moshës por edhe përgjegjësive që kemi. Nuk jemi në punë shteti, nuk jemi më aktive seksualisht.”