Roma solidarizohet me ukrainasit, fanellat me Atalantën në ankand për të ndihmuar fëmijët
Klubi i futbollit A.S Roma luajti sot kundër skuadrës së Atalantës me fanella që kanë të stampuar zemrën me ngjyrat e flamurit Ukrainas.
Skuadra Romane i është bashkuar thirrjes së soliadritet të Organizatës Botërore të Emigrantëve e fanellat e ndeshjes së sotme do të vihen në ankand.
Të ardhurat nga shitja e tyre do të vihet në dispozicion të popullsisë ukrainase. Skuadra e Romës ka dhuruar veshje dimërore për 2000 fëmijë ukrainas, 1000 të sapolindur e 100 vogëlushë të tjerë.
Gjithashtu ka vënë në dispozicion të tifozerisë së saj një platformë dixhitale ku mund të dhurojë ndihma për popullin ukrainas.
Ndeshja Roma- Atalanta nisi në orën 18.00 e rrugët para stadiumti Olimpik krahas flamujve kuq e verdhë kanë dhe flamujt me ngjyrat e Ukrainës.