Roman, djali i Sarës dhe Ledionit sot bën 2 vjeç. Sara ndan emocionet dhe fotot e para
Djali i dytë i çiftit Sara-Ledion sot bëri dy vjeç dhe mami Sara e lëshoi pak dorën me një dedikim të gjatë në Instagram. “Roman ti je një fëmijë i dytë tipik. Ti nuk ha ushqimet që janë në ata librat e trashë të këshillave, as nuk e ke përvetësuar trajnimin e gjumit dhe le ta themi se ti je një “bebe Covid”, që e njeh pak jetën jashtë shtëpisë. Ti nuk e njeh frikën dhe se di sa herë ma ke bërë zemrën të më rrah fortc, shkruan Sara në dedikimin e saj, duke ndarë kështu emocionet e saj me të gjithë fansat.
“Të dua pambarimisht”, shkruan ajo në postin ku është kujdesur të mos na i tregojë portretin e Roman.
Sara dhe Ledioni janë prindër të dy djemëve të quajtur, London dhe Roman, të cilët ndryshe nga prindërit e tyre nuk janë të ekspozuar për publikun