“Roman më urren!” Lori paska një ves tipik shqiptar që po i shkakton telashe me nipërit!

Lori Hoxha na ka treguar se është teze shembullore dhe shpesh ndan në rrjetet sociale momente me dy nipërit e saj London e Roman.

Blogerja e njohur duket se kalon goxha kohë me ta dhe e shijon tepër ndjesinë e të qenurit teze.

Megjithatë, ajo paska një ves, tipik shqiptar, që lidhet me puthjet e tepërta ndaj fëmijëve.

Këtë na e ka treguar vetë Lori nëpërmjet një Instastory, ku ka publikuar një video me Roman, teksa shkruan “Roman më urren.”

Fashionistja shihet tek mundohet ta puth të voglin, por ai nuk e lejon duke i vendosur dorën te goja.

Video Player

Në fakt e kuptojmë shumë mirë Romanin sepse të gjithë kemi pasoja nga fëmijëria nga ky ves tipik shqiptar.

Share With:
Translate »
611 Views