Ronela Hajati bën dedikimin prekës për të atin përpara se të ndezë skenën e Festivalit

Mbrëmjen e sotme është mbajtur në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Festivalit të Këngës”, ku mes artistëve që ka performuar ishte edhe Ronela Hajati. Artistja ka prezantuar këngën e saj “Sekret” dhe para performancës në klipin prezantues ajo ka bërë një dedikim shumë emocionues për babain e saj.

“Babi tani që u riktheva në RTSH me vijnë ndërmend kohët kur më merrje me vete në punë. E vogel isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija më i zhurmshëm, por këtu bija qetësi. Mbaj mend që më ke thënë ”Artist i vërtetë është ai që përballon skenën e Festivalit”.  Prandaj s’kam ardhur pa u ndjerë 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që më thua: “Rronka do ja dalësh!”- tha Ronela duke i emocionuar të gjithë.

Performanca e saj ishte shumë e zjarrtë aq sa ka ngritur sallën në këmbë dhe duartrokitjet e publikut e kthyhen për herë të dytë në skenë. Vlen të theksohet se Ronela shihet si një nga pretendentet kryesore për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Share With:
Translate »
189 Views