Ronela përkujton babain në 12 vjetorin e vdekjes!

Këngëtarja Ronela Hajati e ka përkujtuar sot babanë e saj të ndjerë, i cili vdiq 12 vjet më parë.

Babai i këngëtares ishte gazetari dhe publicisti i njohur Marash Hajati i cili ndërroi jetë më 28 mars të 2013-ës.

Përmes një ‘story’ në Instagram, Ronela ndau një foto nga fëmijëria e saj, teksa shtoi edhe një dedikim prekës.

“Bushi! 12 vjet pa ty! Sa mungesë e pafund… Jam e trishtuar, babi! Ndoshta për disa gjëra nuk kam qenë ajo goca e palëkundur që të ngjan ty, por do të kujdesem për ne deri në fund, që të të bëj krenar! Tashmë ne flasim bashkë në ëndrra”, shkroi ajo.

Theksojmë se Ronela ka rrëfyer plot herë lidhjen e veçantë që ka pasur me të atin.

Share With:
Translate »
18 Views