Roza dhe Rita Lati kanë pasur vetëm një problem në marrëdhënien e tyre, por tani nuk ekziston më

Roza dhe Rita Lati kanë padyshim një marrëdhënie perfekte nënë e bijë dhe këtë e kanë treguar në intervista dhe postime të ndryshme. Por siç ka zbuluar vetë moderatorja në raportin e tyre ka pasur një ‘problem’ që shkaktohej nga qeni i Rozës. Me anë të disa postimeve të njëpasnjëshme ku shfaqet dobermani i saj, bukuroshja e ekranit ka cituar disa nga fjalët që e ëma i ka thënë kur mori vendimin të merrte qenin në fjalë.

“Roza Lati, o unë o qeni në shtëpi. Nuk ka shanse t’i afrohem unë atij dobermani. S’takohemi më kurrë bashkë në shtëpi! Takohemi për kafe tek lokali poshtë dhe pastaj unë në punën time, ti në tënden”, janë disa nga fjalët që i ka thënë Rita.

Në po ato foto po t’i shikoni me vëmendje shfaqet aktorja e njohur teksa qëndron e shtrirë pranë qenit. Siç duket gjithë frika që dikur ka pasur Rita ndaj Sashës tashmë është larguar dhe gjërat po funksionojnë shumë mirë.

Share With:
Translate »
473 Views