Roza Lati fton të ëmën në emisionin e saj dhe e pyet se përse nuk u martua përsëri

Në konceptimin e formatit të emisionit që ajo drejton, qysh në krye të herës, filozofia që e ka përshkruar, ka qenë ajo e pyetjeve aspak klishe, por të drejtpërdrejta dhe të goditura. I ka qendruar me fanatizëm kësaj fryme, madje nuk bën përjashtim nga rasti edhe kur përballë vetes ka mamanë e saj.

Roza Lati, prezantuesja e emisionit “Why not” në Ora News, do të ketë sot në mbrëmje një të ftuar shumë speciale në studion e saj. E ëma, aktorja e njohur e humorit Rita Lati, do të jetë në sytë e audiencës dhe publikut të gjerë për t’ju përgjigjur çdo pyetje që e bija ka planifikuar. Në videon e publikuar pak minuta më parë, ku shfaqen vetëm disa sekuenca të puntatës së sotme, duket një Rita e shpenguar, ashtu siç ajo di të jetë gjithmonë. Mes pyetjeve me spec, dallon njëra si më pikantja: pse nuk u martove kurrë!

Rita e ka një përgjigje edhe për këtë pyetje, por kuriozitetit të të gjithëve ne i vjen fundi sot në mbrëmje me transmetimin e “Why not”. Na mbetet ta zbulojmë aty gjithçka! Mezi po presim! /Revista Class

Share With:
Translate »
1199 Views