Rozana Radi ndjek gjurmët e të atit: S’bëra kurrë kompromis me njerëzit me dy fytyra

Kantautorja dhe autorja e shumë këngëve si dhe bashkëprezantuese e emisionit “Boom” në RTV Ora Rozana Radi ishte ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 31 dhjetorit 2019.

Ajo tregoi përjetimet pas poezive të këngëve të saj.

Rozana kujton se këngën “Bekim” pjesëmarrëse në Kënga Magjike e vitit 2013 e ka shkruar duke kujtuar babain e saj, Ferdinand Radi.

 “E kam shkruar duke menduar për babain tim. Më ka shtyrë dhe nuk më ka lënë kurrë të bëj kompromis me paratë ose me njerëzit që kanë pasur dy personalitete në jetë. Kam ndjekur rrugën e tyre”

Madje kujton dhe një shprehje që shpesh ia thoshte asaj kur ishte studente: “Bëjeni këtë shkollë pa u bë shkollë se kur të bëhet shkollë kjo ju dhe shumë të tjerë s’do ta bëni dot”  

Nëse një burrë e ka dëgjuar këngën time qoftë dhe njëminutë unë kam bërë detyrën time.

 

Share With:
Translate »
475 Views