Rozana Radi prezanton mbesën e saj Nikol

Më shumë se një teze dhe mbesë ato janë dy shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën. Një lidhje e bukur e këngëtares Rozana Radi me mbesën e saj, Nikol .

Ndryshe nga daljet e saj në publik, sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan sëbashku me mbesën.

Gjatë emisionit ato rrëfyen marrëdhënien e ngushtë me njëra-tjetrën dhe pasionin e tyre të përbashkët, muzikën.

“Nikol është vajza e motrës time. Ne jemi vetëm dy motra, nuk kemi vëlla. Nikol është fëmija e dytë i motrës time. Ajo i ngjan shumë motrës, por ka shumë të përbashkëta me mua. Ka dëshirë të bëhet aktore, këngëtare, ka dëshirë të bëhet gjithçka. Në shtëpinë tonë është dëgjuar gjithmonë muzikë italiane sepse na ka orientuar Franko drejt asaj muzike. Kam raport shumë të ngushtë me Nikol, por nuk e toleroj aq sa mund të bëjnë tezet e tjera. Jam shumë strikte dhe ndonjëherë më shumë bërtas unë se sa Andeta. Nuk ia prish qejfin as Nikolës as Egit, por kërkoj prej tyre që të mësojnë shumë. Kohën për të qëndruar bashkë e kemi të limituar, por kemi ditët e pushimit që i kalojmë bashkë. Nikol do të studiojë në Londër sepse do një shkollë ku flitet anglisht. Unë nuk do të doja që Nikol ta kishte profesion bazë muzikën sepse me sa po shoh nuk i merr asgjë. E kemi provuar mbi kurriz këtë gjë”, tha Rozana.

Ndërkohë Nikol tha se dëshiron të ndjekë hapat e tezes së saj dhe të bëhet këngëtare.

“Ajo që më pëlqen shumë tek Rozi është se mendohet shumë përpara se ti bëjë gjërat, do t’i bëjë perfekte. Ashtu si tezes edhe mua më pëlqen shumë muzika dhe kam menduar t’i hyj kësaj rruge. Më pëlqen muzika dhe përpiqem të dëgjoj muzikë të mirë”, u shpreh Nikol.

Share With:
Translate »
772 Views