Rrëfehet Beatrix: Edhe kur humba babain nuk jam ndjerë kështu
Ditën e sotme e ftuar në “Fan Club” Beatrix Ramosaj foli për eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”.
Ajo pranoi se kjo shkëputje nga mediat e ndihmoi të krijonte edhe këngën “Faj”. E pyetur se për çfarë ndihet më shumë në faj ajo tha se i vetmi faj që ndjen është për gjithçka që ka përjetuar nëna e saj, Antigona.
“Ajo ka parë si jam ndjerë unë. Më ka parë edhe kur humba babin dhe me gjithë atë dhimbje që po kaloja unë prap qëndrova në këmbët e mia. Pas ‘gjyqit të famshëm’ më besoni që nuk kam qëndruar dot në këmbët e mia. Jam ndierë shumë keq dhe e di, mami e ka përjetuar si unë”, pranoi Beatrix.
Këngëtarja tregoi edhe për mesazhet e banorëve të rinj që nuk ndikuan mirë te ajo. “Ata erdhën dhe më lanë të kuptoja që jashtë unë gjykohesha dhe atyre u vinte keq. Donaldit i thoshin vazhdo lojën tënde. Dhe unë nga fundi nuk po e shijoja më, rrija pa folur, e mërzitur. Ishin sinjale që më lanë të kuptoja që lidhja jonë nuk pëlqehej jashtë dhe nuk ndihesha mirë”, tha më tej Trixa.