Rrëfehet Elisa Spiropali/ Që 16 vjeç kam pasur pasion politikën, qaja kur merrja 9 në shkollë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur për jetën private dhe për përfshirjen në politikë.

Spiropali tha se ka qenë një fëmijë i mbarë që qante kur merrte 9 në shkollë.

Socialistja deklaroi në Ora News se që kur ka qenë 16 vjeç i ka pasur pasion leximet politike.

Unë kam pas një pasion për leximet politike, që 16 vjeç jam larguar nga Shqipëria për të studiuar në kolegjet e botës së bashkuar, në Kanadanë perëndimore, dhe isha te “Qemal Stafa” në atë kohë, fitova bursë, ishin 5 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Në atë kolegj m’u kultivua dëshira për të lexuar shumë politikë, histori”, theksoi ministrja

Share With:
Translate »
301 Views