Rrëfehet këngëtari shqiptar: Dua të kem fëmijë, së shpejti do të martohem!

Vokalisti i njohur i grupit Offchestra, Sezgin Curi ka qenë i ftuar në emisionin Thumb me Aulonën dhe Fatmën. Ai ka treguar eksperiencën në “C’est la vie”, ka folur për bashkëpunimin e ri me Mc Kresha si dhe na ka treguar disa gjëra nga jetae tij private.

Prej 2 vitesh Sezgini është i fejuar dhe është pyetur nga gazetarja nëse kemi ndonjë dasëm në horizont.

“Po ndjej që më ka ardhur një kohë biologjike që dua të bëhem baba. Dua që vitin tjetër të bëj diçka, dasëm të madhe ose jo nuk e di por dua të bëj diçka”.- ka thënë Sezgini duke trguar se dëshiron të martohet.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim dasmën.

 

Share With:
Translate »
769 Views