Rrëfimi i aktores së famshme: Jam 87 vjeçe dhe më duhet të punoj për të mbajtur fëmijët
Megjithëse është në prag të të 90-ave, aktorja dhe prezantuesja e famshme italiane, Sandra Milo nuk ka ndërmend të largohet nga bota e argëtimit, sepse në këtë mënyrë ndihmon financiarisht fëmijët e saj të papunë. Pensioni po bëhet gjithnjë e më shumë i largët për Sandra Milon. Tani ajo është 87 vjeçe dhe muajt e fundit është bërë më shumë protagoniste në televizion, seç ka qenë më parë.

Viti i fundit ka qenë i vështirë për Sandrën, ndaj dhe ajo u detyrua të rikthehet në ekran.

Dhe nëse nga njëra anë dëshira për televizion ka qenë e fortë për gjashtëdhjetë vjetët e fundit, nga ana tjetër ekziston nevoja, për të punuar për të mbështetur fëmijët.
“Më duhet të punoj për të mbështetur fëmijët e mi, Azzurra dhe Ciro, të cilët janë të papunë. Kam dhe nipin 7 vjeç, nusja Vanessa është gjithashtu e papunë. Kështu që unë, që kam fatin të jem e shëndetshme, duhet të punoj për t’i ndihmuar ata. Dhe nëse duhet të bëj diçka, nuk mendoj shumë, është mendimi që më lodh.”– thotë aktorja./K.C/dritare.net
