Rrëfimi i Beatrix: Bullizmi fillon që në bankat e shkollës, por s`e mendoja ta përjetoja për së dyti

Beatrix Ramosaj në një rrëfim të gjatë dhe të sinqertë mbrëmjen e sotme për Luana Vjollcën, në “Thuaje” në Instagram, ku dy vajzat e njohura të ekranit bashkëbiseduan rreth bullizmit dhe truamës, ka thënë se me fenomenin është përballur që në bankat e shkollës, për shkak se ka qenë pak më e shëndetshme se bashkëmoshataret e saj.

Beatrix, e cila vetëm pak javë më parë dha një mesazh shumë të fortë kundër fenomenit të bullizmit, duke pranuar se është ndier e bullizuar që me daljen e saj nga formati BB Vip në “Top Channel”, për shkak të lidhjes që krijoi me aktorin e njohur Donald Veshaj, e ka quajtur mjaft delikate dhe të rëndësishme qasjen drejt kësaj teme, që, sic tha ajo, e gjeti të papërgatitur për së dyti edhe pse në moshë madhore.

Edhe Luana ka pranuar se është përballur me bullizmin, por ajo shprehet se në atë moment do të mendohej dy herë nëse do ishte vetë ajo që të jepte mesazhe kundër fenomenit…

Ndiqni një pjesë të bisedës së zhvilluar live në Instagram:

Beatrix Ramosaj: Temë shumë delikate për tu folur edhe me shumë rëndësi për ne që nuk është se e kemi pas në kulturë dhe na është dashur ta mësojmë vetë dhe ta përballojmë vetë gjithë gjënë. Të përgëzoj shumë për nismën që ke marrë, për të gjithë projektet. Me të vërtetë është gjë shumë e bukur kjo që po bën, sepse ka aq shumë njerëz që realisht kanë nevojë të na shohin bashkë, të mbështesim njëra-tjetrën sa më fort. Kjo është shumë gjë e rëndësishme dhe shumë e bukur që edhe po e bëjmë tani bashkë.

Luana Vjollca: Faleminderit që menjëherë the PO, sepse unë e di, e kam kaluar si fazë. Kjo është arsyeja pse sot mund ta kem guximin për të dalë përpara, për tu rrëfyer, për të thënë historitë e mia e për tu munduar të gjej veten duke ndihmuar dhe të tjerët. Në momentin që do e kisha përjetuar ndoshta do e kisha menduar disa herë, kështu që unë të përgëzoj për guximin tënd, një gocë shumë e fortë. Ti mund të insiprosh edhe më shumë sepse je në momentin që ndoshta nuk është bukur, por këto sfida ne na bëjnë që të jemi më të fortë e të kuptojmë sa besim duhet të kemi te vetja dhe t’i kalojmë, por duhet në fund të ditës të japim mesazhin që të mundohemi sa më shumë të mos e bëjmë. Të jemi ne të parët që të bëjmë thirrjen që të tjerët të mos qëllojnë me ato plumbat që vrasin shumë, në mënyrë metaforike.

Beatrix Ramosaj: Bullizmi fillon që në bankat e shkollës, por që ta përjetoja në një mënyrë…

Luana Vjollca: A ke qenë ti një njeri që e ke përjetuar që në banka shkolle, apo jo?

Beatrix Ramosaj: Patjetër, sepse pak a shumë ne të gjithë kemi karaktere të ndryshme. Unë futem te njerëzit më sensitivë. Kam qenë e tërhequr shumë. Nuk jam pëfshirë në konflikte. I kam përjetuar gjërat ndryshe, por kjo nuk do të thotë p.sh., që të tjerët të kenë të dretën të të shkelin ose të komentojnë. Unë si fëmijë kam qenë pak shumë e mbushur dhe si e vogël e kam përjetuar shumë, por duke u rritur duke punar me veten është një gjë që kalohet. Kjo për shumë njerëz kthehet në traumë, por të gjithë jemi të bukur në mënyrat tona.

Po le t’i kthehemi eksperiencës time në Big Brother. Ju e dini sa traumatike ka qenë për mua. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, komente nga më të këqijat. Mendoj që ata që bullizojnë, ose janë bullizuar, ose kanë kaluar një jetë të tmerrshme që arrijnë në këtë pikë.

Nuk e quaj gabim që vendosa të ndaj eksperiencën time e të ngre zërin për dicka të tillë. Më vjen keq që mediat edhe kur shohin një fenomen të tillë në një masë të madhe nuk kanë reaguar. U desh reagimi i një emri të madh, si ai i nënës së Rita Orës që të fillonin të reagonin.

Share With:
Translate »
184 Views