Rrëfimi i ndjerë i aktorit Visjan Ukcenaj “Mangësitë në raportin me babain tim do t’i korrigjoj me tim bir”

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj ka treguar një tjetër anë të tij, që pak e njohim nga ekrani. Në një intervistë në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, ai ka rrëfyer raportin me bashkëshorten, Jona Xhelilaj dhe gjithë ndryshimet që ka pësuar jeta e tij pasi është bërë baba.

Duke folur për familjen, ai tha se ka bërë shumë gabime, por me ardhjen në jetë të djalit ka ndryshuar 100%. Ai pohon se tani është njeri më i qetë, ndërsa më parë ka qenë implusiv dhe gjaknxehtë. Visjan Ukcenaj shtoi se është baba shumë i përkushtuar dhe dëshiron që të gjitha mangësitë që ka pasur nga i ati i tij, t’i korrigjojë me të birin.

“Gjithë mangësitë që kam pasur në jetë nga marrëdhënia me babanë kam dashur t’i korrigjoj me fëmijën tim. Jam një baba i përkushtuar, ndoshta e teproj me llastimin tim, por them në fund të fundit është fëmija im, po nuk bëra gjëra për të, për kë do bëj? Ai është motivi i jetës sime, s’ka asgjë më të rëndësishme se sa ai.

Do ta suportoj në çdo talent që të ketë, e rëndësishme është të dojë të bëhet diçka dhe do të ketë gjithë mbështetjen tonë. Nëse do të dëshirojë të bëhet artist, pse jo? Do e ketë edhe më të lehtë, nëse dëshiron të bëhet avokat, mjek, mjafton të ketë talent dhe ta dojë.

Absolutisht që prindërimi më ka ndryshuar. Jam shumë më i qetë dhe më i ndjeshëm, kam qenë shumë impulsiv, gjaknxehtë kam bërë shumë gabime, shyqyr jam mirë. Ardhja e djalit në jetë më ka ndryshuar shumë, tashmë mendoj për të para se të marr një hap. Kam imazhin e tij përpara se të marr një vendim”, – u shpreh aktori i njohur i humorit.

Share With:
Translate »
271 Views