Rrëfimi i nënës që lindi djalin e saj në rrugë, pranë një klubi striptizmi
Historia lidhet me kalimtarët, të cileët u treguan heronj që ndihmuan një nënë të lindë jashtë një klubi strip pasi ajo ishte ‘larguar’ nga spitali.
Louis Hines ka lindur në Tottenham Court Road, në qendër të Londrës, në një ditë të ftohtë të dhjetorit vitin e kaluar, pranë një klubi striptizmi.
Tani, kur Louis i afrohet ditëlindjes së tij të parë, nëna e tij Lizzie Hines ka zbuluar historinë e saj të habitshme.

Duke shkruar në Facebook, nëna tha: ‘Louis u lind në një dysheme në Spearmint Rhino.
‘Disa pjesë të kësaj eksperience të huaj janë ende shumë të gjalla.
“Më kujtohet kaq qartë duke u shtrirë, duke parë këmbët e punëtorëve rreth meje dhe duke e ditur se çfarë do të ndodhte.
“Mbaj mend ndjenjën e gjymtyrëve të Louis-it që nxitonin jashtë trupit tim. Mbaj mend kur u përpoqa t’i tregoja të gjithëve se ai kishte lindur në pizhame – ‘ai është këtu!’ dhe fytyra e dyshimtë e burrit tim.
“Nuk mbaj mend të jem ngritur nga trotuari, por më kujtohen përshëndetjet e të huajve që bertisnin të lumtur ‘është një mrekulli e Krishtlindjeve!’
“Disa njerëz nga turma na gjetën më vonë në spital, pjesë e cila është paksa e turbullt, njëri pershembull ishte një djalë i lumtur nga Venezuela, që mezi priste të shihte foshnjen’.