“Rrëfimi” ndryshe i Majk: Nga marrëdhënia me të birin tek lidhja e re e dashurisë

Pak para nisjes së koncertit të tij në Tiranë, reperi Majk zbuloi diçka më tepër për veten e tij nëpërmjet pyetje-përgjigjeve në instastory.

Që nga nisja e karrierës, tek shenja e horoskopit, nga zgjedhja mes Kanye e Drake e deri tek marrdhëniet e dashurisë, Majk iu përgjigj pyetjeve që fansat kishin.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Majk flet 3 gjuhë, dhe është shenja e shigjetarit në horoskop.

Reperi pohoi faktin që është i dashuruar për momentin, duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me vajzën që i ka marrë zemrën. Ajo që të gjithë prisnin ishin pyetjet në lidhje me djalin e tij Roan.

Reperi iu përgjigj pyetjeve duke u shprehur shumë pozitiv në lidhje me pjesmarrjen e djalit të tij në videoklipe. Duket se tashmë marrëdhënia mes Majlindës dhe tij është normalizuar pasi siç u vu re dhe në fillim të vititi Majk e kaloi 1 janarin me djalin.(lexo këtu) Si çdo prind dhe Majk do donte që Roan të trashëgonte talentin e tij, përgjigje të cilën e shoqëroi me një emoji në formë lutje.

Na vjen mirë që reperi gjeti pakëz kohë dhe bëri një rrëfim për jetën personale si asnjëherë tjetër në Instagram.

   

Share With:
Translate »
803 Views