Rrëfimi tronditës i aktores së njohur italiane: Kur isha 9 vjeçe një mik i familjes …

Aktorja e njohur italiane Eva Grimaldi ka rrëfyer për herë të parë një episod të dhimbshëm që ka përjetuar në fëmijëri.

E ftuar në “Verissimo” së bashku me partneren e saj, Imma Battaglia, aktorja ka folur për të kaluarën e saj të vështirë dhe për abuzimin që ka përjetuar në fëmijëri.

“Isha vetëm nëntë vjeçe kur prindërit e mi më besuan një miku të familjes nga Marche, i cili po merrej me ndërtimin e shtëpisë sonë të re. Ata i thanë: ‘Merre Evën me vete, që ajo të shohë shtëpinë…’”, rrëfen aktorja.

“Nëna ime, me gjithë zemër, donte të më jepte një ndjenjë përgjegjësie, të më bënte të ndihesha e rritur, duke parë dhe vlerësuar shtëpinë e re,” vazhdon ajo.

“Por sapo arritëm atje, ai më çoi direkt në një dhomë dhe menjëherë ndjeva diçka të pazakontë. Më kërkoi të shtrihesha dhe të tregoja mendimin tim për shtratin, pastaj më kapi këmbët dhe filloi të më prekte…”

Eva Grimaldi ka ndarë këtë përvojë të dhimbshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi abuzimin ndaj fëmijëve dhe për të inkurajuar viktimat të flasin hapur mbi përvojat e tyre.

Share With:
Translate »
9 Views