Rregullat që Meghan do të ndjekë gjatë 9 muajve të shtatzanisë janë nga më të çuditshmet
Tani që Meghan, Dukesha e Sussex është shtatzënë me fëmijën e princit Harry, ajo ka një numër rregullash të reja që duhet të ndjekë. Plus, Meghan do të duhet të vazhdojë të ndjeki rregullat e mirëmbajtjes së trupit. Këtu janë të gjitha rregullat që duhet të ndjekë tani që ajo është pjesë e familjes mbretërore:Shtatzënia dobëson sistemin imunitar të një gruaje. Ajo e vë në rrezik më të madh një grua për të qënë në kontakt më sëmundjet që merren nga ushqimi ushqimore. Gratë shtatzëna këshillohen që të shmangin të gjithë mishin e papërpunuar dhe të pa gatuar. Por, meqenëse Meghan ndjek dietën kryesisht me bazë bimore, kjo nuk do të jetë një humbje e madhe për të. Peshku i papërpunuar dhe prodhimet e detit mund të mbajnë gjithashtu baktere të rrezikshme ushqimore, prandaj rekomandohet që gratë shtatzëna të shmangin sushin gjatë shtatëzanisë. Kjo do të jetë një vështirësi për mbretëreshën e re, pasi ne e dimë që Meghan herë pas here pëlqen të konsumojë sushi. Gjithashtu llojet e ndryshme të djathit nuk duhet të jenë pjesë e ushqimit të saj pasi ka rrezikshmëri nga qumështi i prishur. Një tjetër rregull i cili vlen dhe për cdo grua tjetër që është shtatëzënë, janë perime e pa lara mirë. Duhet bërë shumë kujdes që mos të kenë asnjë bakter. Ndërsa vezët janë një nga burimet kryesore të acidit folik – një vitaminë B shumë e rëndësishme për zhvillimin e foshnjave – ato vezë duhen gatuar në një temperaturë të lartë për të shkatërruar çdo gjurmë të Salmonelës. Që kur u martua me princin Harry, dukesha Meghan është përshtatur mjaft mirë me zakonin mbretëror të pirjes së çajit. Por Çaji përmban kafeinë. Megjithëse efektet e kafeinës në një fetus nuk janë të qarta rekomandohet që mos të pihet. Këto rregulla të thjeshta duhet ti ndjekin të gjitha gratë për shëndetin e tyre dhe të foshnjes.