Rrëmbehet gruaja shqiptare dhe fëmija i saj, policia gjermane dyshon tek ish bashkëshorti
Policia gjermane është vënë në kërkim të një nene dhe djalit të saj, Nasibe 34 vjeç dhe Benit 3 vjeç. Ata jetojnë prej vitesh në gjermani, ndërsa policia dyshon se janë rrëmbyer nga ish bashkëshorti i Nasibes. Sipas hetuesve gjermane, plani i ish bashkëshortit mund të jetë për ti kthyer ata në Shqipëri, për arsye ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në Meckenheim të Gjermanisë. 34 vjeçarja me djalin e saj u rrëmbyen me një makinë të bardhë. Sipas hetuesve, ky mund të jetë një plan i sofistikuar rrëmbimi.
Për median gjermane Bild ata thonë: Meqenëse burri e dinte që do të dyshohej dhe do të identifikohej si organizator i rrëmbimit, dy ndihmësit qëndruan të gatshëm si bashkëpunëtorë, për të larguar gruan dhe djalin me një Audi të bardhë.
Në kohën e ngjarjes ka qenë një dëshmitar, i cili ka treguar se nëna me djalin po qëndronin në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes. Dhe papritmas një audi i Bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona i morën me dhunë gruan dhe fëmijën duke i futur brenda në makinë.
Policia gjermane po punon për të gjetur të rrëmbyerit, ndërsa çështja ka shkuar në prokuori për koordinimin e masave ndërkombëtare të kërkimit.
Linku origjinal nga Bild këtu.