Rrëmbeu dhe groposi djalin e komshiut në Fier, autori i krimit makabër 9 vite më parë mori në peng një tjetër fqinje

Klodian Çalamani mësohet se është autori i krimit makabër në Fier, i cili pasi mori peng një fëmijë 8-vjeçar, e groposi duke i shkaktuar atij vdekjen, duke tronditur opinionin publik. Por kush është 38-vjeçari Klodian Çalamani?

Ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2006 Klodian Çalamani në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu, morën peng dhe torturuan për 20 minuta fqinjen e tyre 16-vjeçare. Dy autorët u arrestuan pas 6 vitesh, në vitin 2012.

Florian Vasiu kishte ngacmuar në mënyrë të përsëritur vajzën që asokohe ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.

Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin pikasur nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e ka takuar të dënuarin dhe i ka thënë që të mos e shqetësonte më.  Fill pas këtij momenti ka ndërhyrë Klodian Çalamani duke ndarë palët në sherr.

Më vonë Floriani dhe Klodiani, planifikuan torturat e fqinjes së mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit rezultoi se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.

16-vjeçarja u kap për flokësh dhe u përplas në mur, u qëllua me pëllëmbë në fytyrë dhe shkelma në kurriz, por fatmirësisht dy autorët nuk ia dolën ta çojnë deri në fund planin e tyre kriminal, dhe vajza shpëtoi e gjallë pas dhunës brutale.

Ata u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

 

Share With:
Translate »
207 Views