Rreth 90% të kohës foshnjet e kalojnë duke fjetur gjersa ndodhen në barkun e nënës

Shtatzënia është një nga periudhat më të këndshme dhe nga e cila mund të mësoni dhe të përjetoni shumë gjëra të bukura.

Zakonisht, nënat gjatë kësaj periudhe e ndiejnë çdo lëvizje të foshnjes gjersa janë në barkun tyre shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

Mirëpo, se çfarë bëjnë foshnjet në barkun e nënës, tregojnë studimet e fundit me anë të teknologjisë së avancuar.

Foshnjet flejnë gjersa ndodhen në barkun e nënës?!

Po, është plotësisht e vërtetë se foshnjet e kalojnë pjesën e tyre më të madhe duke fjetur në barkun e nënës dhe kjo falë disa lëvizjeve që nëna i bëni gjatë ditës.

Foshnja juaj flen të paktën 90% të kohës

 

Sipas një studimi të kryer nga viti 2008, regjistrimet elektrokardiografike të fetusit u përdorën nga studiuesit për të krahasuar zakonet e gjumit të foshnjeve në mitër dhe pas lindjes.

Studiuesit zbuluan se modelet e gjumit të foshnjave zhvillohen ndërsa janë në mitër dhe sipas tyre, foshnjet që flinin më shumë sa ishin në mitër, kishin modele më të mira të gjumit pas lindjes.

Share With:
Translate »
355 Views