“Rreze dielli!” Yolanda Hadid poston foton e ëmbël të Gigit me vajzën e saj!

Yolanda Hadid po shijon shumë eksperiencën e të qenurit gjyshe dhe këtë e shfaq edhe në rrjetet sociale.

Për herë të parë ajo e ka kaluar ditën e Falenderimeve si gjyshe dhe e gjithë familja e ka festuar këtë ditë në shtëpinë e Gigi dhe Zayn, që ishin kujdesur në detaj për çdo gjë.

E teksa shijuan festën me pjesëtaren më të re të familjes, Yolanda u kujdes që të ndante me ndjekësit pak nga atmosfera e tyre plot dashuri.

Ish-modelja holandeze postoi në Instastory një foto të lezetshme ku shihej vajzën e saj, Gigi, me të voglën e saj në krahë dhe duke i dhënë asaj një puthje në faqe.

“Ti je rrezja ime e diellit”, shkroi gjyshja krenare krahas fotos.

Gigi Hadid

Yolanda po ashtu postoi edhe një foto ku shihej me krushkën e saj, nënën e Zayn Malika, Trisha.

Ato shihen tek pozojnë krah njëra-tjetrës të buzëqeshura, duke na kujtuar edhe një herë se nga rrjedh bukuria e Gigit dhe Zayn.

Yolanda Hadid

Kujtojmë se Gigi mirëpriti fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator, teksa çifti i famshëm ende nuk e ka zbuluar emrin e saj, megjithëse fansat e kanë quajtur vajzën e tyre ‘Zigi’.

Çifi duket se ka vendosur po ashtu për ta mbajtur vajzën e tyre larg vëmendjes për javët e para të jetës së saj, dhe kanë ndarë deri tani foto duke e fshehur portretin e saj.

Pë festën e Halloween Gigi poston këtë super kartolinë ku shihet së bashku me Zayn, i cili po mban vajzën në krahë.

Share With:
Translate »
482 Views