Rritet numri i lindjeve përmes fekondimit in vitro (IVF)
Hulumtimi i ri nga Australia dhe Zelanda e Re ka zbuluar se shkalla e lindjeve përmes IVF është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit.
Vetëm në vitin 2019 janë shënuar plot 16,310 lindje përmes metodës IVF shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë është IVF?
Gjatë fekondimit in vitro (IVF), një vezë kombinohet me spermën jashtë trupit.
IVF është një lloj teknologjie riprodhuese e asistuar, e cila bën të mundshme një shtatzëni.
“IVF është një trajtim i linjës së parë për gratë që kanë tubat fallopian të bllokuar dhe poashtu edhe për meshkujt që kanë numër të ulët të spermës”, thotë Meaghan Boëling.
Përvec kësaj, IVF përdoret shumë shpesh tek njerëzit me infertilitet dhe sindromë të rëndë të vezores policistike (PCOS).