Rritja e rasteve/ Rama tregon a do të rikthehet karantina: I them çunit mos u tako, mos bëj këtë…
Kryeministri Rama në një deklaratë nga spitali Infektiv, u shpreh se të gjithë duhet të mësohemi të jetojmë me virusin sepse karantina nuk do të shihet si opsion i mundshëm.
“Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por cdo ditë, ku cdo kush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik” tha Rama.
Kryeministri foli edhe për hapjen e shkollave më 14 shtator duke treguar se edhe Zaho fillon klasën e parë dhe ai i ka dhënë disa këshilla.
“Ne kemi çunin që do shkojë për herë të parë në klasë të parë. Duke i thene mos u tako, mos bëj këtë atë… vendoset në një situatë që është krejt e panjohur për të dhe lë pasoja dhe në aspektin e zakoneve që krijon, sepse ne si prindër u themi fëmijëve, takoje përshëndete.. ndërsa në shkollë duhet tu themi të kundërtat, por se kemi zgjedhur ne këtë sfidë”, tha Rama.