Si ka ndryshuar moderatori i njohur nga fëmijë deri tani | Foto ekskluzive
Xhani Shqerra u bë shumë shpejt një emër i dëgjuar për publikun shqiptar. Shija e tij e hollë dhe eleganca bënë që ai të rrëmbejë shumë shpejt vëmendjen e të gjithëve. Por jo gjithçka është kështu falë rastësisë.
Xhani ka lindur në Elbasan, fëmijë i dy prindërve, babait inxhinier telekomunikacioni dhe mamasë arsimtare. Ai është djali i vogël i shtëpisë duke u bërë i përkëdheluri i familjes. Dashuria që iu dha, e bëri Xhanin fëmijën e urtë dhe të përgjegjshëm gjë që reflektohet dhe tek fotoja e mëposhtme. Në këtë foto bardhë e zi, ai është 3 vjeç, i veshur me një bluze marinari dhe këmishë.

Pas dashurisë së prindërve, më e madhja është ajo e motrës për vëllain dhe e anasjellta. Xhani ka një motër më të madhe dhe ja ku shfaqen të dy bashkë në foton e rradhës. Bie në sy veshja me këmishë dhe kravatë e Xhanit, një djalosh 7-vjeçar.

Por pasioni për skenën nisi që në vegjëli. Kur ishte 11 vjeç ai mori pjesë në festivalin e fëmijëve në Shkodër.

13 vjeç Xhani do të shfaqej në studio televizive, duke prezantuar. Me të njëjtin stil veshjeje, polo apo këmishë dhe sigurisht pantallona. Ajo që vihet re është se që në atë moshë, ai është më i gjatë se moshatarët e tij gjë që reflektohet sot në 2 metër.

Ende pa mbushur 14 vjeç, Xhani u zhvendos drejt Italisë për të nisur një jetë të re por shumë afër asaj që ai është sot. Ai përfundoi gjimnazin e profilizuar në design duke e bërë atë një dizenjues interiori. Por nuk e la me kaq. Xhani kreu studimet e larta për marrëdhënie diplomatike. Në foton e mëposhtme, 17 vjeç, pak kohë para studimeve të larta, ai shfaqet plot stil dhe thuajse i burrëruar.

Pasi mbylli të gjithë ciklin e studimeve në Milano, Xhani u kthye në Shqipëri si këngëtar duke debutuar në Top Fest këngën “Chanson d’Amour”. Veshja e tij ishte siç pritej, chic, me kostum dhe një kravatë të veçantë.
Eleganca e tij nuk mungoi as në pjesëmarrjen e tij si konkurrent në “Dancing With the Stars 3”, që i mundësoi një ritakim me Ilir Shaqirin të cilin e kishte njohur në Itali gjatë kohës që këndonte.


Dhe ja ku vjen momenti që takojmë Xhanin që është sot. I gjithë rrugëtimi i tij përmban elementë të cilat gjenden tek moderatori që shohim në ekran. Prej dy vitesh ai shpalos elegancën në stilin e veshjes, moderimit dhe sugjerimeve për mënyrën e jetesës në emisionin “My Living”. Dhe nuk kishte si t’i mungonte karrierës së tij televizive një emision që bazohet tek stili i veshjes. Ai moderon emisionin “Shopping Night”dhe mbetet të shohim se si do të na e shpalosë në vazhdim elegancën e tij. /Kids’ Time
