Rubeola gjatë shtatzënisë: Simptomat dhe mënyra e trajtimit

Rubeola ose fruthi gjerman është një infeksion që shkaktohet nga virusi i rubeolës, i cili prek lëkurën dhe nyjet limfatike.

Kjo gjendje shëndetësore shkakton skuqje të lëkurës dhe ethe t herë pas hershme. Megjithatë, tek gratë shtatzëna, rubeola mund të jetë serioze, ngase virusi mund të kalojë tek fetusi nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

Gjithashtu, nëse një grua shtatzënë preket nga rubeola, ajo rrezikon që të ketë lindje të parakohshme, sindromën kongjenitale apo edhe abort.

Ndërkaq, simptomat që shfaqen nga kjo sëmundje jan tëemperatura e lartë e trupit, rrjedhja e hundëve, fryerja e syve, fryerja e nyjeve limfatike, skuqje në të gjithë trupin dhe dhimbje të muskujve.

Nuk ka metoda efektive për trajtimin e rubeolës, por megjithatë, simptomat e saj mund të adresohen.

Nëse jeni ekspozuar ndaj infeksionit dhe nuk dëshironi ta ndërprisni shtatzëninë, atëherë mjeku mund të të japë një shtënë të antitrupave të rubeolës, e njohur ndryshe si globulin hiperimmune.

Megjithëse ky trajtim nuk mund ta pengojë foshnjën tuaj të infektohet, kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e defekteve të lindjes deri në një farë mase.

Share With:
Translate »
1516 Views