Rudina Dembacaj publikon videon e çasteve të para të vajzës në 1-vjetorin e lindjes
Si sot, vitin e kaluar, Rudina Dembacaj u bë nënë për herë të parë. Sigurisht ndjenjat e asaj dite nuk mund t’i përshkruajë me fjalë, ndaj ka zgjedhur të publikojë videon, ku sërish nuk mund të shihen gjithë emocionet që aktorja ka provuar.
Në një intervistë për kopertinën e Class, Rudina tha që kur dëgjoi për herë të parë vajzën, jeta e saj mori kuptim, mësoi atë çast që deri në atë kohë kishte jetuar kot.
“Viktoria ime,sot 1 vjec!❤ Drita e syve te mi, gjithcka kam…Kete video e shoh te plote,çdo dite ,dhe perlotem nga emocioni, njesoj si nje vit me pare! Viktoria ime,qe kur me ke bere “nene” jeta ime ka marre shume me shume kuptim,me ke mbushur me dashuri!”, është mesazhi që Rudina ka postuar sot.
Rudina qëndroi tre muaj e pandarë me Viktoria-n pas lindjes dhe më pas filloi të angazhohej në projektin televiziv “Mos i fol shoferit”. Ajo ka treguar që ajo periudhë nuk ishte e lehtë, por nuk dëshironte që pa e kuptuar të bëhej një nënë e palumtur për Viktoria-n. Ndërsa tani i bën të gjitha, autoren dhe moderatoren e programit, aktoren dhe mamanë.
Viktoria, dhe pse i ngjan plotësisht bashkëshortit të Rudinës, Aleksit, të paktën me ushqimet, nuk është e zgjedhur dhe në këtë pikë është si e ëma. Edhe emrin ia ka vënë Rudina, e cila donte një emër mbretëror për vajzën e saj.
Ata janë duke e kaluar këtë festë të veçantë të jetës së tyre në Disney Land në Paris. Familja do t’i kalojë festat jashtë Shqipërisë.