Rudina Dembacaj rrëfen momentin e vështirë: Po xhiroja një emision në Kukës, ulërisja në spital sepse…
Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka ndarë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, momentin e vështirë kur teksa xhironte një emision duhet të ushqente me gji vajzën e saj asokohe 6 muajsh.
Mosushqyerja me qumësht gjiri në kohë të Viktoras, tregon Rudina i shkaktoi temperaturë të lartë, aq sa iu desh të shkonte në spital në gjendje të rënduar.
Rudina Dembacaj: Unë vendosa t’i jepja gji Viktorias deri në 14 muaj. Por sapo kisha filluar një emision kur Viktoria ishte 4 muajshe, sigurisht...
Viktoria: Mos fol për mua!
Rudina Dembacaj: Mos të them gjë për ty? Më fal, po vetëm ty të kam fëmijë o mam! Do xhiroja në Kukës, ishte fushatë elektorale, zonjën Mimi Kodheli. Nuk e harroj, unë kisha një emision në makinë dhe e kisha marrë pompën me vete, por nuk më premtoi koha. Pastaj unë e kuptova që isha bllokuar. Shkova në spital me 39.9, dhe në spital më thanë që mund të të futen fitila.
Isha me 40 dhe nuk logjikoja fare. Vetëm ulërisja, sepse kisha shumë kohë nga Kukësi në Tiranë isha vetë në timon. Kisha numrin e drejtorit të spitalit dhe i kam dërguar një voice. Më dukej sikur vërtet atë moment po vdisja. Nuk doja t’i futeshin fitilat gjirit, sepse thoja e kam gocën diku te 6 muaj. Doja t’i jepja gjatë. Pastaj mbaj mend që kam fjetur, shyqyr nuk arrita në pikën të futeshin fitilat sepse doja ta ruaja gjirin. Dhe 14 muajshe kur ja kam hequr, mund të kem qarë një muaj pa frikë.