Rudina Dembacaj shijon ditët në Bruksel dhe bën vizitën e papritur tek familja e famshme

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se ka kaluar disa momente mjaft të bukura së bashku me bashkëshortin e saj në Bruksel. Rudina ka publikuar një sërë fotosh nga ky udhëtim dhe ndër to një foto ku shfaqet së bashku artistin e njohur Robert Alia së bashku me familjen e tij. “Robertit i jam bere makth,i erdha dhe ne shtepine ne Bruksel. Ne shtepine e Robertit, nje super familje,super dashuri!,”-përfundon Rudina në rrjete sociale. Duket se Rudina dhe Roberti kanë ruajtur miqësi të mirë pas përfundimit të “Dance With Me”.

 

Share With:
Translate »
1174 Views