Rudina dhe Aleksi fotografohen në qendër të Tiranës me Viktorian e vogël
Rudina Dembacaj po jeton një romancë të bukur me ish-deputetin Mark Frroku!
Moderatorja shqiptare ka vetëm pak muaj që ka bërë publike lidhjen e saj të re pas ndarjes nga Aleksandër Varfaj.

Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka marrëdhënie të mira me ish-in.
Ata kanë një vajzë bashkë dhe mundohen të kalojnë sa më shumë kohë cilësore me të.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë kur ish-partnerët kanë dalë në shtëtitje me të voglën e tyre Viktoria.

“Ne ditet e pushimit, mami dhe babi, gjejne gjithmone kohe te gezojne Vikin” ka shkruar Rudina në postin e saj ku ka ndarë fotot e bukura festive në qendër të Tiranës.
Komentuesit, që nuk janë shpesh në anën e saj, këtë here e kanë përgëzuar duke u shprehur se ata përçojnë një shembull qytetarie me prindërimin e tyre edhe pse të divorcuar. Në fakt edhe ne kështu mendojmë!
Bravo Rudi dhe Alex!
/Kids’Time/
