Rudina dhe Aulona, a i kanë qëlluar ndonjëherë vajzat?
E ftuar tek Rudina bashkë me vajzën, Aulona Musta ka folur rreth mëmësisë.
“Duke qenë se përballesh me shumë informacione çdo ditë se si të sillesh me fëmijës, disa thonë lëre të qajë e të bëjë katarsisin, disa thonë jo, kështu që është e vështirë. Megjithatë unë them se në fund çdo prind e gjen vetë se si të sillet me fëmijën. Unë për shembull ka pasur raste që ia kam future ndonjë shpullë vajzës dhe është në rregull kjo gjë”, tha Aulona e cila u kundërshtua nga Rudina e cila tha se ajo s`e kishte bërë kurrë këtë.
“Për fatin tim të mirë kam qenë gjithmonë me bashkëshortin afër dhe ia di shumë për faleminderit që edhe kur jam nxehur unë, ai ka ndërhyrë. Po gjithsesi unë s`mund ta bëj këtë. Edhe kur i ngre ndonjëherë zërin e vë re shikimin e saj dhe duket sikur i fyej personalitetin”, tha Rudina që me rastin e Aulonës tregoi diçka më shumë për veten. /Tiranapost