Rudina ka një këshillë: Jo vetëm libra me princesha për të voglat, sepse do t`i bëni punëtore Instagrami
Nëse na duhet një libër për një vajzë të vogël direkt na shkon mendja te librat me princesha si: “Borëbardha”, “Hirushja”, “Bukuroshja e fjetur” etj. Këta libra, që në qendër të historisë kanë një princeshë, e cila pret princin që ta shpëtojë, nuk janë shembulli më i mirë për t`iu dhënë vajzave të vogla, të cilat, siç thotë edhe Rudina Xhunga, në këtë mënyrë do të bëhen “punëtore Instagrami”.
Rudina ka një këshillë për të gjitha nënat dhe këtë këshillë e ka ndarë me të gjithë në profilin e saj në Instagram. “Mama vajzash, mos iu blini të voglave tuaja, vetëm libra me princesha, se do t`i bëni punëtore Instagrami! Lexojini libra, si këto, që të njohin ca vajza të vogla rebele, që u bënë, shkrimtare, gazetare, shkencëtare, bilionere, aktiviste, politikane, avokate e austronaute; vajzat mund të bëhen çdo gjë që duan”, -ka shkruar Rudina duke sugjeruar librin “Goodnight stories for rebel girls”.
Një libër që ka në qendër vajza reale si Beyonce, Oprah Winfrey, Audrey Hepburn etj., të cilat u bënë vajza të suksesshme dhe njihen nga e gjithë bota. Dhe kush më mirë se nëna e një vajze mund ta jepte një këshillë të tillë?